Udhëheqësit në të gjithë Evropën po shënojnë 75 vjetorin e Ditës e Çlirimit të Evropës, teksa pjesa më e madhe e kontinentit përballet me izolim për shkak të koronavirusit

Një heshtje dy-minutëshe do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, pastaj do të mbahet një fjalim nga Mbretëresha.

Ceremonia e mbyllur do të mbahet gjithashtu nga drejtuesit e Francës dhe Gjermanisë, transmeton rtv21.tv.

Ngjarje të tjera po mbahen gjithashtu, por tubimet e mëdha publike mbeten të ndaluara.

Më 8 maj 1945 Britania dhe aleatët e saj kanë miratuar zyrtarisht dorëzimin e pakusht të forcave naziste të Gjermanisë, pas gati gjashtë vjetëve të luftës./21Media