Shumica e shteteve të botës synojnë që përmes filmave që prodhojnë gjatë një viti të arrijnë të nominohen, e edhe të fitiojnë çmimin Oscar, që konsiderohet si çmimi më i lartë në kinematografi. E, përmes nominimit ose fitimit eventual të këtij çmimi, vendit fitues dhe autorëve të filmit u bëhet një promovim i jashtëzakonshëm në mbarë globin.

Edhe shtetet evropiane përfshihen gjithmonë në këtë “garë”, duke u munduar që të bindin anëtarët e Akademisë Amerikane që të përzgjedhë filmin e propozuar prej tyre. Pra, secili shtet propozon filmin e vetë më të mirë, më përfaqësues të vitit dhe lobon e pret që të fitoje një nominim së pari, e në rast se nominimi arrihet, synohet edhe kurora, do me thënë vetë çmimi Oscar.

Evropa tash e tri dekada ka krijuar edhe Akademinë Evropiane të Filmit  e cila ndanë çmimin Felix, por ky çmim dhe kjo akademi asnjëherë nuk ka arritur të fitojë respektin, pasi që nga shumëkush konsiderohet si një surrogat Oscar.

Nga shtetet evropiane që më së shumti kanë fituar Oscar janë Italia dhe Franca, por edhe shtetet skandinave e Spanja kanë dalë disa herë triumfues.

Edhe sivjet, në këtë vit të nështruar nga virusi me kuror, megjithatë kineastet kanë realizuar filma dhe shtetet kanë bërë propozimet e tyre për të fituar kurorën kinematografike. Shqipëria sivjet ka propozuar filmin “Open Door” nga Florenc Papa, kurse Kosova filmin “Exil” të Visar Morinës. Maqedonia Veriore shpreson për një nominim me filmin e regjisorit të njohur Milcho Mancevski, “Willow”. Le ta kujtojmë se Maqedonia Veriore vitin e kaluar ishte nominuar për filmin dokumentar “Honeyland” (edhe atë në dy kategori; filmi më i mire i huaj dhe në kategorinë për dokumentarin më të mire), e vite më parë me filmin “Before The Rain” i cili ishte pikërisht nën regjinë e Machevskit.

Disa nga shtetet tjera që ia kanë mësyrë Akademise Amerikane, janë edhe:

Austria me “What We Wanted”, Belgjika me “Working Girl”, Republika Çeke me “Charlatan”, Danimarka me “Another Round”, etj.