Facebook ka zgjeruar rregullat kundër postimeve që përmbajnë përshkrime të “blackface”( ngjyrorja e fytyrës apo trupit në tërësi me ngjyrë të zezë) dhe stereotipe të zakonshme antisemitike.

Rregullat e Facebook kanë përfshirë prej kohësh ndalimin e gjuhës së urrejtjes në lidhje me racën, përkatësinë etnike dhe përkatësinë fetare, midis karakteristikave të tjera, përcjell portali rtv21.tv

Por ata tani janë rishikuar për të specifikuar: karikatura e personave të zi në formën e blackface, teoritë konspirative për “hebrenjtë që drejtojnë botën ose kontrollojnë institucionet kryesore siç janë rrjetet mediatike, ekonomia ose qeveria”. Rregullat vlejnë edhe për Instagram./21Media