Në shumë raste fotografia e profilit në Facebook mund të vidhet dhe përdoret edhe nga personat që nuk i keni miq

Në shumë raste fotografia e profilit në Facebook mund të vidhet dhe përdoret edhe nga personat që nuk i keni miq

Rrjeti social më i përdorur, Facebook, tashmë po provon një tjetër metodë për t’u ofruar siguri përdoruesve të tij, duke i siguruar se fotot e tyre të profilit nuk do të keqpërdoren nga të tjerë.

Në Indi u prezantua një program pilot, i cili pritet të shpërndahet në mbarë botën. Programi i ri mbron të gjithë ata që shqetësohen për profilet e tyre.

Tashmë do të parandalohen të gjithë personat që shkarkojnë apo shpërndajnë fotot e profilit të të tjerëve. Gjithashtu përfshihet dhe etiketimi apo screenshoot-i i fotografive nga aparati celular i personave të tjerë. Kjo fillimisht është vetëm për aplikacionin Android./21Media