Tani Facebook Messenger është edhe në 150 vende të tjera

Tani Facebook Messenger është edhe në 150 vende të tjera

Facebook ka nisur aplikacionin “Messenger Lite” për Android në tetorin e kaluar, por deri në atë pikë ishte në dispozicion vetëm te një numër të vogël vendesh.

Ky version i aplikacionit për biseda të kompanisë është më i lehtë, që do të thotë se duhet të funksionojë edhe në pajisjet e vjetra.

Messenger Lite ka nevojë për më pak memorie dhe fuqi të përpunimit për të vepruar, dhe madje përdor më pak të dhëna se aplikacioni i plotë. Lajm i mirë është se Facebook tani më në fund ka vendosur të zgjerojë rrjetin.

Tani është në 150 vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, Kolumbinë, Italinë, Vietnamin, Algjerin, Marokun, Nigerinë, Perunë, Turqinë, Japoninë, Tajvanin dhe Holandën./21Media