Shefat ekzekutivë të Facebook, Twitter dhe Google sot u përballën me më shumë se tre orë e gjysmë pyetje nga Senatorët e SHBA-ve.

Aktualisht, firmat nuk mund të paditen për atë që përdoruesit e tyre postojnë në internet, ose vendimet që marrin për atë që të lënë dhe të heqin.

Por, disa politikanë kanë ngritur shqetësime se ky “imunitet gjithëpërfshirës” inkurajon sjellje të keqe.

Të tre shefat thonë se u duhet ligji për të qenë në gjendje të moderojnë përmbajtjen, transmeton rtv21.tv.

Mark Zuckerberg i Facebook, Jack Dorsey i Twitter dhe Sundar Pichai i Google u thirrën para Senatit pasi Demokratët dhe Republikanët ranë dakord t’i thërrisnin për t’u marrë në pyetje.

Por disa demokratë e përdorën kohën e tyre për të vënë në dyshim atë vendim, kaq afër ditës së zgjedhjeve dhe e qortuan atë si një dredhi politike./21Media