Ka nisur mbledhja e Kuvendit të Kosovës, ku në këtë seancë po marrin pjesë 73 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Këtë mbledhje nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci e ka nisur me urimin për festën e 28 nëntorit dhe për Ditën e Forcës.

Po ashtu, në fillim të kësaj seance deputeti Fadil Nura ka bërë betimin si deputetë, i cili do të zëvendësoj ish-deputetin e PDK-së Kadri Veseli.