Aktorja e njohur turke, Fahriye Evcen, së fundmi ka folur për jetën e saj. Ajo tregoi se periudhën e shtatëzanisë e ka kaluar në Gjermani duke u shkëputur nga çdo projekt dhe duke shijuar në të gjithë kuptimin e fjalës ardhjen në jetë të djalit të saj.

Pas lindjes ajo ka thënë se ka qenë shumë e ndjeshme. Fahriye ka treguar se ka qarë për arsyen kur mendonte pse të gjithë të sapo lindurit nuk rriten në të njejtat kushte, por ka fëmijë që përjetojnë vështirësi dhe uri që nga dita që lindin.

Fahriye gjithashtu ka treguar se ka vendosur t’i kthehet aktrimit.

Kujtojmë se, Fahriye dhe bashkëshorti i saj aktori i njohur Burak Ozçivit, janë bërë prindër të një djali në vitin 2019 të cilin e kanë pagëzuar, Karan./21Media