Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku reagoi rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.

Sociologu, së fundmi përmes një shkrimi, ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës mund të etiketohet si Kushtetutë shantazhuese.

“Këso kushtetute, me këto favorizime dhe superdiskriminime pozitive s’mund ta hasësh askund në botën demokratike!”, ka shkruar ndër të tjera Maloku.

Sipas tij, Kushtetua e vendit tonë duhet të pensionohet.

“1. Pa dashur që t’i bëjë “avokaturën” apo “prokurorinë”, e aq më pak “gjyqësinë” anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët me siguri në këtë tranzicionin tonë të vonuar janë ca nga ta edhe “kukulla” e palaço të politikës, më duhet të them se; për ta kuptuar esencën e “odisejadës” sē vendimarrjeve të mëhershme, e sidomos kësaj të fundit që i dha “drejtësi” vendimit të Presidentit, neve duhet gjithë dukurisë politizuese dhe sidomos asaj partizuese të institucioneve tona, të ia shtojmë edhe një analizë komplete sociologjike në mënyrë që të adresojmē si shkaqet ashtu edhe pasojat e vendimarrjeve (shpesh herë skandaloze!) të tilla me përshtypje të pakënaqshme për gjitha palët.

2. Kushtetutën e Republikēs së Kosovës, lirisht mund ta “etiketojmē” si një kushtetutë shantazhuese! Themi kêshtu, ngase ajo me aktin dhe faktin e ushtrimit tē diskriminimit (negativ, është fjala!) të pakicës etnike ndaj shumicēs tjetër, poashtu etnike, na dëshmon precedentin që s’mund ta hasësh askund në historitē e kushtetutave botërore!? As edhe nē ndonjē vend afrikan!?

3. Andaj, kjo kushtetutë, duke sforcu tejmase superdiskriminimin pozitiv tē minoritarëve “periferik” (në fakt komunitete që në total sillen diku rreth 5/6% të popullatës së gjithmbarshme të vendit), në pothuajse pikat kyqe të konstruksionit dhe hierarkisë politike e institucionale si janë; Qeveria, Parlamenti, Gjyqësia, KQZ-ja, etj., ushtron padrejtësisht pushtet (politik e ekonomik) përmbi shumicën 93/4%) absolute shqiptare! Kjo kushtetutë, dēshmon se definitivisht është bërë “një këmishë e ngushtë”, si pēr; demografinë, ashtu edhe për gjeografinë e ekonominë kosovare. Këso kushtetute, me këto favorizime dhe superdiskriminime pozitive s’mund ta hasësh askund në botën demokratike!? Andaj, si e tillë, ajo duhet urgjentisht të pensionohet, në mënyrë që shoqëria kosovare në të ardhmen të mund të kultivoj dhe ushtroj parime e ligjësi nė koherencē tipike qytetare, e jo etnike!”, ka shkruar Maloku./21Media