Fajon zhvilloi një bisedë telefonik me Vitin

Fajon zhvilloi një bisedë telefonik me Vitin

Eurodeputetja Tanja Fajon ka zhvilluar bisedë telefonike, me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia. Fajon në një shkrim në Twitter ka bërë të ditur se me ministrin Vitia kanë biseduar rreth masave të ndërmarra nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër përhapjes së COVID19.

“Sapo bisedova me ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia. Plotësisht i mbështes përpjekjet e tij kundër pandemisë COVID-19. Në mënyrë që ta luftojnë këtë sëmundje, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. U pajtuam se të gjitha masat duhet të jenë të limituara në kohë dhe në linjë me të drejtat themelore të njeriut”,”, shkroi Fajon në Twitter.

Nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit. Sipas vendimeve lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Ndërsa, për shtetasit e huaj i njëjti vendim vlen me numrin e fundit të pasaportës./21Media