Fajon thirrje Ballkanit Perëndimor

Fajon thirrje Ballkanit Perëndimor

Eurodeputetja dhe raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon u ka bërë thirrje autoriteteve të Ballkanit Perëndimor të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve në mbikëqyrjen e masave të ndërmarra për COVID-19. Në një shkrim në Twitter, ajo u shpreh se pezullimi i demokracisë nuk është opsion.

Unë u bëj thirrje autoriteteve të vendeve Ballkanit Perëndimor të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve në mbikëqyrjen e masave të ndërmarra për të luftuar përhapjen dhe ndikimin e # COVID19. Pezullimi i demokracisë nuk është opsion në këtë periudhë të vështira.”, shkroi Fajon./21Media