Çrregullimin e dëgjimit e shkaktojnë disa faktorë të ndryshëm. Në lidhje me këtë problem në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” sot otorinolaringologu, Hajdin Thaçi tregoi se cilët janë ata faktor që ndikojnë në dëmtimin e dëgjimit.

“Problemi i dëgjimit mund të ndërlidhet në mosha të ndryshme, pra nga faktor që mund të jenë trashëgues nga faktor të cilët ndërlidhen me sëmundje akute infektive të nënës të fëmijës, pastaj nga sëmundjet inflamatore të veshit të cilat nuk janë trajtuar si duhet  të gjitha këto duke shtuar edhe ekspozimin e shtuar në ambientin ku ka zhurma të gjitha këtomarrin pjesë në zvogëlimin, uljen ose edhe humbjen e dëgjimit”, tha Thaçi.

Otorinolaringologu, gjithashtu tregoi se dëmtimin e dëgjimit një person nuk mund ta vërejë menjëherë./21Media