Sipas Dr. Hannun, gjenet e trashëguara nga prindërit janë shkaktarë vetëm të një numri të vogël të prekjes nga kanceri

Sipas Dr. Hannun, gjenet e trashëguara nga prindërit janë shkaktarë vetëm të një numri të vogël të prekjes nga kanceri

Ambienti që na rrethon, rrezatimi, duhani dhe sëmundjet, luajnë një rol të madh në zhvillimin e kancerit. Sipas studiuesve, mbi 90 përqind e rasteve të prekjes nga kanceri mund të parandaloheshin nëse të gjithë këto faktorë do të mund të evitoheshin.

Sipas tyre, zakone të shëndetshme si mospirja e duhanit, të pasurit e një peshe trupore të ekuilibruar, të ngrënit shëndetshëm dhe konsumimi i sa më pak i alkoolit, nuk garantojnë se nuk do të prekeni nga kanceri, por ulin në mënyrë dramatike rrezikun për t’u prekur nga sëmundja.

Dr.Yusuf Hannun, i  Universitetit Stony Brook, në SHBA tha se faktorët që na rrethojnë janë shumë më të rëndësishëm. Kjo përfshinë dietën ushqimore, alkoolin, duhanin, rrezet e dëmshme të diellit, disa viruse, ndotja e ajrit dhe disa faktorë të ngjashëm, që mbeten për t’u identifikuar.

Ndërsa, Dr. Hannun tha se gjenet e trashëguara nga prindërit janë shkaktarë vetëm të një numri të vogël të prekjes së njerëzve nga kanceri./21Media