Sulmuesi kolumbian ka vazhduar kontratën me kampionët e Francës

Sulmuesi kolumbian ka vazhduar kontratën me kampionët e Francës

Pas disa javë bisedimesh, Radamel Falcao ka rinovuar kontratën me Monacon.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi francez, ndërsa sulmuesi kolumbian do të jetë pjesë e Monacos deri në verën e vitit 2020.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, ka nisur ta gjejë formën e tij të dikurshme pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar tre vite më parë dhe gjatë këtij stinori ka qenë një nga protagonistët kryesorë në sukseset e Monacos.