Dikur tenisti më i mirë i botës, tani përballet me probleme financiare

Dikur tenisti më i mirë i botës, tani përballet me probleme financiare

Një gjykatë e Londrës ka deklaruar falimentimin e ish-numrit 1 të tenisit botëror dhe fitues i 6 titujve grand slam, Boris Becker për shkak të një borxhi prej 6 milionë eurosh.

Edhe pse avokatët e gjermanit kërkuan zgjatje të periudhës së pagesës së këstit për të evituar që banka të përvetësojë hipotekën e një ndërtese në Mallorca.

Për momentin, ish kampioni i Wimbledon nuk ka bërë asnjë koment, por situata mbetet delikate dhe mediat shkruajnë se shkatërruese në pasurinë e tij kanë qenë divorcet e shumta me gratë që ka pasur, të cilat kanë përfituar nga një pjesë të pasurisë së gjermanit.