Familja australiane imiton fluturim 15-orësh në dhomën e ndenjes
16 Prill 2020
Për shkak të pandemisë, ata s'arritën të shkojnë për pushime në Evropë
Për shkak të pandemisë, ata s’arritën të shkojnë për pushime në Evropë
Familja nga Newcastle kishte planifikuar një udhëtim në Evropë para përhapjes së COVID-19. Kështu që anëtarët e kësaj familje vendosën të imitojnë këtë udhëtim në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre, duke përfshirë këtu kontrollin e sigurisë, menynë e ushqimit të linjës ajrore, etj.
Kirsty Russell tha se bashkëshorti i saj, Nathan, mësues, realizoi këtë ide duke organizuar gjithçka, meqë pandemia ua shkatërroi pushimin familjar të cilin e kishin planifikuar qe pesë vjet, transmeton 21Media
“Filloi gjithçka si shaka, por u bë tejet argëtuese”, tha Russell. “Menduam që fëmijët s’do të përfshiheshin në të. Por të gjithë e pranuan”, shtoi më tej ajo.
So, we’re 3 hours into our virtual flight from Sydney to Munich. My husband came up with the brilliant idea of spending 15 hours together as a family on a simulated flight and has gone all out to make it awesome. Surprisingly the kids have been on board with this so far (thread)
— Kirsty Russell (@InclusiveParent) April 15, 2020
Familja mblodhi të gjitha bagazhet të mërkurën dhe improvizuan kështu një fluturim 15-orësh, gjoja se do të zbritnin të enjten.
Russell tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin për muajin e mjaltit në Evropë dhe deshën që tua tregojnë këtë kontinent edhe fëmijëve të tyre. Familja planifikoi një udhëtim shumë-javor, në Gjermani, Francë, Itali, një lundrim mesdhetar dhe pesë javë në Mbretërinë e Bashkuar./21Media