Edhe një familje drejt finalës së madhe

Edhe një familje drejt finalës së madhe

Emisioni i përjavshëm “Diçka po Zihet” që transmetohet në RTV21 edhe këtë të diel ka vazhduar garën e madhe të familjeve prej pesë mijë eurove të cilat i jep si dhuratë “Podravka”.

Këtë radhë garojnë dy familje ajo Demiri dhe Blakaj. Familja Demiri përgatiti ushqim tradicional ndërsa, ajo Blakaj specialitet nga Ulqini, të dy familjet garuese nuk i harruan edhe ëmbëlsirat.

Siç e do tradita e emisionit “Diçka po Zihet” edhe kësaj radhe u shpërndanë shumë dhurata garuesëve dhe publikut të cilët e ndihmojnë këtë show televiziv të bëhet edhe më atraktiv me shumë lojra.

Familjet gatuan nën tingujt e muzikës live nga “Machiato Band”

Të dy familjet kishin edhe fansat e tyre, me të cilët u zhvillua edhe lojërat me fansat, e edhe ata ishin përfitues të dhuratave të ndryshme.

Dihet se që dy familjet kanë garuar për të fituar të drejtën ta vazhdojnë garën drejt çmimit të madh prej 5 mijë eurove. Por, juria e përbërë Zeka, kuzhineri turk Xhemajli të dy kuzhinierë në “Emerald” si dhe Fisnik Bujupi kryeshefi i restaurantit “Diçka po Zihet” vendosi që familja Blakaj ta vazhdojë garën.

Kujtojmë se familja e garuese që mbetet e fundit do t’i fitojë pesë mijë euro, ndërsa dy familjet e fundit do të udhtojnë për pushime në Dubai që i dërgon “Fibula”./21Media