Ka rreth 5 muaj që jeton e banon në një korridor të vogël ngjitur me banjon. Bëhet fjalë për familjen e Rifat Dukës në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë.

Në barakën që çfarë bie jashtë, futet brenda jetojnë 4 persona, ku njëri nga fëmijët e kësaj familjeje është edhe i sëmurë e me probleme të ndryshme.

Ua shembën shtëpinë pasi do të realibitohej shtati i lumit “Zezë në Fushë-Krujë ku siç tha edhe kryefamiljari Rifat Duka që është pro ndërtimit, ku ja prishën gjysmën e shtëpisë, duke i premtuar që do t’ia rindërtonin shumë shpejt.

Ai tha se kur ia prishën shtëpinë, i sollën çadrën, ku nuk mund të rrinim asnjë sekond pasi ishte gjithë pleshta e mbante erë të keqe. Duka gjithashtu tha se ka qenë disa herë tek kryetari i bashkisë Krujë dhe se gjithherë ka marrë vetëm premtime boshe dhe asgjë konkrete./oranews