Reperi njohur me origjinë nga Kosova, i cili karrierën e zhvillon në Amerikë, Gashi  ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit në rrjetet sociale.

Është ndarë nga jeta anëtarja e familjes së tij, një vajzë e re e cila është quajtur Arjeta.

“Kemi humbur personin më të dashur në familjen time sot. Shumë njerëz thonë gjëra të mira për njerëzit kur ata nuk janë më, por gjithçka është një fakt… ajo ishte me të vërtetë një engjëll. Të dua shumë Arjeta dhe lutem të takohemi përsëri një ditë”, ka shkruar reperi.

Tutje ai ka publikuar një imazh të së ndjerës.

“Do të më mungosh, edhe pse je larguar kurr nuk do të harrohesh”, ka vijuar Gashi./21Media