Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez organizuan një ndejë të vogël në shtëpinë e tyre në Turin, për ditëlindjen e binjakëve Mateo dhe Eva, të gjithë të veshur si personazhe të Disney-t. Ylli u shndërrua në protagonist të Disney-t, “Aladdin”, me një veshje të veçantë, kurse Georgina është veshur si një nga super heronjtë e “Ranger Power Ranger”.

Mateo u shndërrua në “Spiderman”, kurse vëllai i madh i tij, Cristiano Jr ishte veshur si “Hulku”. Kurse të ëmblat e shtëpisë, Eva dhe Alana dukeshin si princesha.

Mbrapa tyre shiheshin lodra dhe dhurata, dhe një kështjellë për të luajtur në të, kurse tavani ishte zbukuruar me balona./21Media