Rita Ora dje festoi datëlindjen e saj të 30-të.

Këtë ditë të veçantë, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare e kaloi pranë familjes së saj në Londër.

Prindërit e Ritës kanë organizuar një festë modeste, shkaku pandemisë, me një tortë shumë katëshe, tullumbace, alkool dhe lule, shkruan rtv21.tv

Ishte nëna e artistes Vera Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga festa.

Ndryshe, Rita me rastin e datëlindjes së saj, dje publikoi fotosesionin të realizuar për Numero Berlin./21Media