Familja Jashari: Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar…

Menjëherë pas dorëheqjes se Rrahman Ramës nga pozita e komandantit të FSK-së, është emëruar gjeneral major Bashkim Jashari.
Komandanti i ri i FSK-së, Bashkim Jashari është djali i Rifat Jasharit.
Lajmi është mirëpritur nga edhe nga familja Jashari.
“Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Bekim Jashari në “Facebook”.

Jashari katër vjet më parë ishte graduar nga grada gjeneral brigade, në gjeneral major nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi./21Media

Back to top button