Alea Krasniqi 6 muajshe nga Ferizaji ka lindur me sëmundjen Leukemia Akute Lymphoblastic.

Vogëlushes i duhet t’i nënshtrohet një trajtimi jashtë vendit, e për këtë familja e saj ka nevojë për ndihmë urgjente.

Shuma që i nevojitet për trajtim është 110 mijë euro, dhe kjo shumë për familjen Krasniqi është e papërballueshme.

Personat që dëshirojnë ta ndihmojnë këtë vogëlushe për tu shëruar, mund të kontribuojnë përmes numrit të xhirollogarisë, të cilin e gjeni më poshtë. /21Media