Familja Lipa po i kalon pushimet në Ulqin
10 Gusht 2020
Familja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës është duke i shijuar pushimet. Familja Lipa për pushime ka zgjedhur qytetin e bukur të Ulqinit, shkruan rtv21.tv
Babai i Duas, Dukagjini, sot në instagram ka publikuar disa imazhe të bukura nga pushimet. “Distancimi shoqëror nga një milje detare”, ka shkruar Lipa, krahas fotografive.
Në imazhet e publikuara, Dukagjini ka marrë komente dhe pëlqime të shumta./21Media