Familja Ismaili kërkon ndihmë në këtë kohë pandemie

Familja Ismaili kërkon ndihmë në këtë kohë pandemie

Familja Ismaili nga Prilepi në këto kohë pandemie kanë mbetur pa bukë. E zonja e shtëpisë, Dashurie Ismaili tha se më herët kanë punuar me duhan, por tani as atë punë nuk mund ta bëjnë dhe paratë që mblodhën u harxhuan.

Ajo ka 4 fëmijë më i madhi është 18 vjet.

“Me fëmijë të vegjël kërkojnë kërkojnë ushqim, siç mund ta shihni edhe vetë nuk kam asnjë gjë më, janë harxhuar të gjitha çfarë kam pas”, tha Dashurie Ismaili.

Burri i saj është i shtruar në spital dhe është i sëmurë, e vetëm për fëmijët kujdeset Dashuria.

“Ky virusi me të vërtetë na ka bërë dëmë së pari as ushqimin nuk e kemi, as dru për tu ngroh nuk kemi as te holla nuk kemi, me të vertet jemi ne gjendje shumë te rëndë. Ju kisha thanë në qoftëse me shohin shoqata humanitare dhe çdo njeri të më ndihmojnë aq sa kanë mundësi në këtë gjendje të rëndë sado pak të na i zbusin situaten në këtë moment që e kemi”, tha Dashurie Ismaili.

Familja Ismaili u bë me shtëpi nga personat human para një viti pasi apeloi për ndihmë në TV21.

Kjo familje falënderon të gjithë ato që e ndihmuan për ndërtimine shtëpisë, por tha se kërkojnë nga personat human që tu shtrijnë dorën në këtë kohë krize që të mund ta kalojnë dhe mos të mbesin me barkun bosh, raporton TV21./21Media

Nummri kontaktues i familjes: 075/303-288