Regjimi i ka ndarë

Regjimi i ka ndarë

Dy motra, njëra 98 dhe tjetra 101 vjeçare u ribashkuan për herë të parë pas 47 vjetëve pasi janë ndarë gjatë regjimit Khmer në Kamboxhia.

Bun Se, 98 vjeçe, gjithashtu takoi dhe të vëllain e saj, 92 vjeç. Të gjithë mendonin për njëri-tjetrin se kishin vdekur gjatë regjimit totalitar.

Dy motrat janë takuar për herë të fundit me njëra tjetrën në vitin 1973, dy vite para ardhjes së regjimit komunist.

Gjatë këtij regjimi janë vrarë mbi 2 milion persona, shumë familje janë ndarë nga njëra-tjetra.

Bashkëshorti i Bun Sen ka rënë viktimë e këtij regjimi, ku 98 vjeçarja është detyruar të mblidhte dhe të dërgonte për riciklim shishe plastike për të siguruar bukën e gojës.

Që prej vitit 2004 ajo i kërkonte autoriteteve për të kërkuar motrën dhe vëllain e saj, pavarësisht se mendonte se ata kishin vdekur.

Vetëm një javë më parë, qeveria i mundësoi asaj një udhëtim drejt fshatit të lindjes, ku gjetën  edhe familjarët e saj./oranews