Familja kërkon ndihmë nga qytetarët

Familja kërkon ndihmë nga qytetarët

Në tendë të vogël, me fëmijë dy vjeçar, dhe në mes të një parku.

Kështu prej pesë ditësh jeton familja Veli në lagjen Hipodrom të Shkupit.

Familja nuk pati mjete për ta paguar qiranë dhe për pasojë mbetën pa shtëpi.

Vajza e vogël Exhja, nuk e kupton këtë situatë, por duke mbajtur afër valixhet, kërkon të kthehet në dhomën e saj.

Nëna e saj thotë se vajza është frikësuar nga një kafshë që mbrëmë vonë i ishte afruar tendës.

U trishtuam shumë, dhe menduam se është një derr se ashtu na dukeshte nga hija u trishtuam shumë edhe vajza u trishtua shumë u zgjua nga gjumi, atë natë shumë rëndë kemi fjetur, ajo është çka me bë”, tha Bengyl Veli.

Kur dolën nga shtëpia kishin vetëm 35 euro, 20 euro kanë blerë një tendë dhe me 15 euro janë munduar që të blejnë ushqime.

Driloni është kryefamiljari. Ai është jetim. Që kur ishte 6 vjeç i vdiqën nëna dhe babai. Ai është nga qyteti i Dibrës, por si fëmijë pa prind, qendra për punë sociale e ka strehuar në Shkup.

E hallet e Drilonit nuk po përfundojnë kur para disa ditëve mbeti edhe pa kulm mbi kokë, dhe pa ushqim bashkë me familjen.

Për shkak të koronavirusit mbetëm edhe pa punë edhe ditët u shkurtuan dhe nuk pata mundësi me pagujt. Edhe ai zotëria i shtëpisë më tha që më duhen para, unë i thash para skam kam me ta liru shtëpinë. Ja dhash çelësat, e kam blerë një tëndë 20 euro, ato i kishim para të fundit kemi pasur nja 35 euro e kam blerë tendën dhe kemi ardhur këtu”, tha Drilon Veli.

Ai tregoi se ka punuar në ndërtimtari, por tani mbet pa punë, ndihmë sociale nuk marrin, dhe nuk kanë asnjë të ardhur mujore.

Kjo familje treanëtarëshe kërkon që të kenë një shtëpi ku do të mund ta rrisin Exhen.

Familjen Veli përkohësisht e ka strehuar një familje që mos ta lë në këto ditë në tendë./TV21

Numri Familjes, 076-731-625