Kryefamiljari Bahtir Voca lutet që ta ndihmojnë qytetarët

Kryefamiljari Bahtir Voca lutet që ta ndihmojnë qytetarët

Familja Voca nga fshati Balincë i Komunës së Vushtrrisë, përvec izolimit të shkaktuar nga koronavirusi  po përballet me kushte të rënda ekonomike.

Kryeamiljari Bahtir Voca i cili është baba i gjashtë fëmijëve dhe i pa punë është ankuar se nuk po kanë as cfarë të hanë.

“Vet i teti jam, bukë e supë jemi duke ngrënë që një javë, mbaruan fëmijët a besoni.”, tregoi ai për portalin rtv21.tv

Ai tha se ndihmën sociale të cilën e ka marrë, është dashur që t’i paguajë borgjet.

Bahtiri tregoi që ka marrë ndihmë nga Komuna me gjëra ushqimore po jo më shumë.

“Komuna ma kanë pru një thes miell dy qese makarona,  një shampon, një thes, sodë, por shamponi, por shamponi e soda janë më i la duart, ne kemi nevojë për më hangër se jo për me i la duart, dojmë me vdek urie.”, tha Voca.

Ai po ashtu bëri të ditur se fëmijët nuk po kanë mundësi edhe të mësojnë online sepse nganjëherë ka edhe probleme me rrjet.

“Fëmijët i kam prej 2 vjec deri në 13 vjec më të madhen, po mësojnë kapak po herë po munden herë jo kur po kanë rrjet po mësojnë kur nuk po kanë po rrijnë nga dy tri ditë pa mësuar. As po nkanë goma as lapsa, katastrof vec me dalë me u mbyt dikund krejt.”, u ankua kryefamiljari Bahtir Voca.

Ai ka bërë apel te qytetarët që ta ndihmojnë duke e publikuar edhe numrin e telefonit 049 588 852./21Media