Familjarët e pengjeve ndërprenë një mbledhje në parlamentin izraelit
Familjarët e pengjeve izraelite që po i mban Hamasi, ndërprenë një mbledhje të komitetit të financave në parlamentin izraelit të hënën, duke kërkuar që të bëhet më shumë për të siguruar lirimin e tyre.
“Ju nuk do të uleni këtu derisa ata të vdesin atje”, shkruhej në një nga pankartat ndërsa shumë njerëz hynë me forcë në mbledhjen e komitetit, shkruan CNN.
Video e skenës tregonte oficerët e sigurisë duke u përpjekur të largonin protestuesit.