Familjarët e viktimave mund të hyjnë në Bullgari pa dokument për Covid-19

Të gjithë familjarët e afërt të viktimave të aksidentit, që ka ndodhur sot do të lejohen të hyjnë në Republikën e Bullgarisë, pavarësisht nëse kanë dokument për Covid-19.
Nga autoritetet kufitare bullgare kanë vendosur të ndryshojnë protokollin për hyrjen në Republikën e Bullgarisë për ovid-19, ka kumtuar Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhim Kufitar.
Një autobus i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, sot është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgari, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë.
Në seancën e sotme qeveritare është sjellur vendimi që të shpallen tri ditë zie në Maqedoninë e Veriut për tragjedinë në Bullgari./21Media

Back to top button