Ja si ka vendosur ta pagëzojë këngëtarja vajzën e saj

Ja si ka vendosur ta pagëzojë këngëtarja vajzën e saj

Këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari para disa muajve ka “bombarduar” mediat kur zbuloi lajmin se është shtatzënë.

Por, nuk e la me kaq, ajo bëri një festë për beben e saj e madje ndau edhe shumë fotografi në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Mes tjerash në tortën e festës, Zaimina kishte shkruar “Khloe” duke lënë të kuptohet se ky do të jetë emri i vajzës së saj.

Mirëpo, një emër të tillë disa adhurues të këngëtares nuk po e pëlqejnë andaj dhe i kanë dhënë një varg kritikash, por këngëtarja nuk ka reaguar deri më tani./21Media