Shprehen të kënaqur

Shprehen të kënaqur

Princi Harry dhe princesha Meghan Markle kanë zbuluar se do të bëhen prindër. Ky lajm padyshim që i ka gëzuar të gjithë fansat e dyshes, të cilët kanë zgjedhur mënyra të veçanta për t’i uruar.

Fansat kanë blerë edhe dhurata për fëmijën e parë të çiftit, gjë për të cilën ata janë të kënaqur. Por, ata kanë një kërkesë për ta, kanë kërkuar nga fansat që të mos ju sjellin atyre më dhurata për fëmijën e tyre të parë dhe t’i dërgojnë për bamirësi, shkruan rtv21.tv

“Përjetësisht falënderues për dashurinë dhe mbështetjen që po na ofroni për fëmijën tonë të parë”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë dhe kanë shtuar se në vend se t’u dërgojnë atyre dhurata, t’i japin donacion për bamirësi për fëmijët dhe prindërit në nevojë.

Po ashtu, ata kanë specifikuar edhe bamirësitë, ku ata do të mund t’i dorëzojnë dhuratat./21Media