Një fanse i ka bërë një dhuratë shumë të veçantë këngëtarit të njohur, Yll Limani.

Adelina Xhaferi ia ka kushtuar këngëtarit një libër të titulluar “Shpirti i një artisti” e që është libri i saj i parë.

“Adelina Xhaferi sapo e ka publikuar librin e saj të parë ‘Shpirti i një artisti’ për mua. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Yll Limani në InstaStory.

“Nuk kam mjaftueshëm faleminderit për të gjithë juve që më dhuroni dashuri & përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika ime sadopak iu inspiron, motivon, është gëzimi më i madh i jetës time”, ka shkruar më tej Ylli.

Ndryshe, Yll Limani ka bërë të ditur se brenda këtij viti do të publikojë 11 këngë të reja.

“Ndoshta” në anën tjetër është projekti tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me producentin Cricket. Kënga ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media