Një fanse e Eminemit ka shpenzuar mijëra paund për 16 portrete të reperit në trupin e saj.

Nikki Patterson, 35 vjeçare, është, pa dyshim, fansja më e madhe e Eminemit. Ajo këtë e ka shprehur në formën e 16 tatuazheve portrete kushtuar Slim Shadyit të vërtetë.

Ajo ka hyrë në librin e Rekordeve Botërore Guinness si personi që ka më shumë tatuazhe të të njëjtit këngëtar për 15 tatuazhe – por që atëherë ka shtuar edhe një tjetër, transmeton rtv21.tv.

Nikki tha se tre vitet e kaluara kanë qenë më të mirat në jetën e saj dhe thotë se portreti i parë që mori transformoi besimin e saj dhe mënyrën se si ndihet për veten.

Burri Greg, 45 vjeç, nuk është një adhurues i Eminem por toleron pasionin e Nikki-t, dhe djali i tyre, Joshua, tetë vjeç, nuk i pëlqen shumë arti i trupit të nënës së tij, por i pëlqen vëmendja që ka krijuar rekordi i saj botëror.

Kohët e fundit Nikki bëri në gishta portrete të vogla të heroit të saj.

“Unë kurrë nuk kam menduar se do të bëj një portret derisa e pashë një të tillë dhe mendova se më duhej kjo në jetën time”, u shpreh ajo./21Media