Faqja zyrtare e FIFA-s shkruan për Kosovën: Vetëm edhe një hap për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës ka arritur  fitore historike ndaj Sllovakisë, duke siguruar kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.

“Dardanët” e mposhtën Sllovakinë në Bratisllavë, me shifrat prej 4-3.

Pas kësaj fitoreje, ka reaguar me një postim të veçantë edhe faqja zyrtare e FIFA-s, në platformën “X”.

“Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në Botëror”, shkruan faqja e FIFA Kupës së Botës në “X”.

Back to top button