Faruk Mujka emërohet kryeshef i “Ibër -Lepencit”

Faruk Mujka është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenci”.
Kjo u bë e ditur nga vetë ai përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas tij, kjo ndërmarrje është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe vend ideal për të kontribuuar/
“Tani, koha për udhëtim të ri. Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve. Falënderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më kanë besuar, përkrahur dhe mbështetur gjatë këtyre viteve nga sfida në sfidë.”, ka shkruar Mujka.

Mujka ka mbajtur postin e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, në periudhën kur kryetar ishte Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë se, Mujka aktualisht është asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe anëtar i Vetëvendosjes./21Media

Back to top button