Edhe sot nuk është miratuar Projektligji për rimëkëmbje ekonomike në lexim të dytë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në Kuvend.

Komisioni vendosi që të mërkurën e ardhshme të shqyrtohen dhe miratohen tetë amendamentet dhe raporti për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ky projektligj mundëson tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në Trust.

Ndërsa, Komisioni ka miratuar raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2019, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.