“Fati” thotë Shkurte Fejza
7 Dhjetor 2020
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza nuk po di të ndalet sa i përket publikimit të këngëve.
Vetëm pak ditë pasi ka publikuar dy këngë, njërën solo e tjetrën me vajzën e saj, Gresa Behlulin, të dielën këngëtarja ka publikuar edhe një këngë.
“Fati” titullohet kënga e Shkurtes, e cila është realizuar me rastin e festave të fundvitit.
Sikurse në çdo paraqitje, edhe në projektin e fundit, artistja duket mjaft bukur./21Media