Aktori i mirënjohur kosovar, Fatmir Spahiu si duket ka rënë pre e sulmeve kibernetike, pasi që profili i tij në “Facebook” tani mban emër tjeter.

“Bufi” njihet për reagimet dhe komentet e tij të shumta në rrjete sociale.

Një një postim në rrjetin social Twitter, aktori ka bërë të ditur se ia kanë vjedhur profilin, duke e shndërruar në diçka krejt tjetër, shkruan rtv21.tv.

“Miq, më kanë vjedhur kodin e Facebook dhe ma kanë marrë ‘account-in’, duke e shndërruar në diçka krejt tjetër”, është shprehur ai.

Fatmiri po ashtu kërkoi ndihmë për ta rikthyer llogarinë e tij.

“Nese keni naj ide per ndihme bujrum. Edhe naj retëeet kish me qene mire. Flmm shume”, ka shkruar aktori./21Media