Sekretari i OVL- UÇK-së, Faton Klinaku ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Kjo u bë e ditur nga vet Klinaku përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka thënë se në përgjithësi ndjehet mirë dhe do të mundohet që t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.

Klinaku ka thënë se nuk duhet të merret masa për mbylljen totale të vendit, pasi që sipas tij, do izolohen ata që kanë rezultuar pozitiv.

“Pasi kam pasur pakëz simptoma, e kam bërë testin për virusin Covid-19 dhe sapo u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv! Në përgjithësi ndjehem mirë dhe do të mundohem që t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar. Përsëri mendoj se vendi nuk duhet të izolohet, sepse izolohemi ne që kemi rezultuar pozitiv”, ka shkruar ndër tjera Klinaku në Facebook.

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur katër persona, ndërsa janë shënuar edhe 733 raste të reja me Covid-19./21Media