Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina”, ka bërë të ditur se tashmë ka lansuar platformën e faturës online, përmes së cilës mund ta bëni pagesën online.

‘’Ne tashmë kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës. Brenda kartelës tuaj online, mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e – banking, shpejt dhe sigurt. Për lehtësim kuptimi dhe çasje, mund të gjeni videon me hapa sqarues dhe konkret për hapjen e llogarisë tuaj, të cilën e gjeni në ëëë.kruprishtina.com’’, ka njoftuar KRU ‘’Prishtina’’.

Gjithashtu, KRU ‘’Prishtina’’ ka inkurajuar të gjjtihë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU”Prishtina”.

‘’Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme , numrin referent për atë cikël të faturimit e cila iu shërben për pagesë me e – banking, etj. Ju të cilët mund të hasni në ndonjë parregullsi në kartelën tuaj, psh. nëse keni realizuar ndonjë pagesë online përmes bankave komerciale apo institucioneve mikrofinanciare (si shkak i mungesës së ofrimit të informatave gjatë procesit të pagesës, nga ana juaj ) dhe nuk e shihni që është shkarkuar në kartelë, ju inkurajojmë që të prezantoni te ne dëshmitë mbi pagesën e realizuar dhe automatikisht borxhi juaj do të shlyhet nga sistemi’’, bëhet e ditur në njoftimin e KRU ‘’Prishtina’’. /21Media