Xhudistja kosovare, Laura Fazliu e nisi me fitore këtë kompeticion kundër xhudistes gjermane Pohl.

Fazliu shënoi fitore në raundin e parë kundër gjermanes Dena Pohl, fitore kjo që e dërgon në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në raundin e dytë do të përballet me holandezen Juul Franssen.