Xhudistja kosovare, Laura Fazliu mposhti në repesazh italianen Maria Centracchio.

Fazliu do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, pasi që në ndeshjen e parë, në repesazh e mposhti xhudisten italiane Maria Centracchion.

Në rrugëtimin e saj në këtë kompeticion, Fazliu shënoi dy fitore, një kundër gjermanes Dena Pohl dhe një kundër holandezes Juul Franssen, ku kjo e fundit është dy herë medaliste e bronztë e botës.

Në ndeshjen e dytë të repesazhit, Fazliu do të përballet me Sanne Vermeer të Holandës.