FC Drita ndau rrugët me katër lojtarë
18 Gusht 2020
FC Drita ka përfunduar bashkëpunimin me katër lojtarët, Bunjamin Shabanin, Darko Tofiloskin, Liridon Lecin dhe Lirim Meman. Lajmin e ka konfirmuar vet ekipi i Dritës përmes një shkrimi në Facebook, teksa u bë e ditur se Tofiloskit dhe Lecit iu skadoi kontrata, ndërkaq Shabani dhe Mema u larguan nga ekipi.
“Klubi jone FC DRITA ka perfunduar bashkepunimin me lojtaret si Bunjamin Shabani, Darko Tofiloski, Liridon Leci dhe Lirim Mema. Lojtareve si Darko Tofiloski dhe Liridon Leci ju ka skaduar kontrata me klubin ndersa Bunjamin Shabani dhe Lirim Mema edhe pse kishin kontrate edhe per nje vit tjeter, me marreveshje te dyanshme jemi dakorkuar qe ti ndajm rruget ndoshta edhe per shkak te hapsires se vogel qe kishin ne ndeshje. Ne si klub, i falemderojme shume per kontributin e dhene dhe ju deshirojme shume suksese ne vazhdim te karrieres se tyre.”, thuhet në njoftim./21Media
FALEMINDERIT KAMPIONA
Klubi jone FC DRITA ka perfunduar bashkepunimin me lojtaret si Bunjamin Shabani, Darko Tofiloski,…
Posted by Drita FC on Tuesday, August 18, 2020