FC Shkupi pësoi 2-1 përballë Ballkanit! Sedlloski: Prisni ka edhe 90 minuta

FC Shkupi pësoi disfatë 2-1 përballë Ballkanit në ndeshjen e të play-offit të Ligës së Konferencës.

Shkupi kaloi i pari në avantazh në minutën e 18-të, kur Alvarez krosoi nga e majta për Adetunji i cili me shënoi me kokë për 1-0.
Por në minutën e 22-të Ballkani arriti të barazojë. Armend Thaqi e gjeti në zonë Albion Rahmanin, i cili e futi topin në rrjetë nga afër për 1-1.

Skuadrat shkuan në pushim me nga një gol për tu kthyer në fraksionin e dytë.
Zhvillohej minuta e 67-të, kur Meriton Korenica me një predhë nga jashtë zonës shënoi një super gol për 2-1.

Trajneri i Shkupit Goce Sedlloski pas ndeshjes tha se nuk e merituan humbjen, por shtoi se ende asgjë nuk ka përfunduar.
“Prisni ka edhe 90 minuta ndeshje, ne nuk dorëzohemi lehtë, sikur që fituan ata këtu, mundemi edhe ne të bëjmë diçka atje. Në ato raste që i patëm sot, a merituam të humbim, bëhuni real. Por përgjegjësia është e imja, unë i drejtoj lojtarët dhe gjithçka”, tha Goce Sedlloski, trajner.
Ndeshja kthyese mes Ballkanit dhe Shkupit do të zhvillohet më 25 gusht në Prishtinë. Të enjten e javës tjetër do të vendoset se cila skuadër do të kualifikohet në gupet e Ligës së Konferencës.
Back to top button