Pasi ndezi dritën jeshile për rifillimin e futbollit në ishull, Federata Angleze e Futbollit zyrtarizoi këtë të premte dhe kalendarin përsa i përket FA Cup duke përcaktuar dhe datat se kur do të luhen ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja, e cila është programuar për t’u zhvilluar në datë 1 gusht. Në datat 27 dhe 28 qershor u vendos që të luhen sfidat çerekfinale të FA Cup, ku ciftet janë:

  • Leicester City v Chelsea
  • Newcastle United v Manchester City
  • Sheffield United v Arsenal
  • Norwich City v Manchester United

Ndërkohë që takimet gjysmëfinale do të luhen në mesin e muajit korrik në datat 11 dhe 12 korrik duke i dhënë pak kohë ekipeve që për këtë kompeticion të mos ketë ngjeshje në kalendar. Ndërkohë që finalja e madhe, e cila si zakonisht do të luhet në Wembley siç e do tradita është vendosur të luhet me datë 1 gusht.

Të gjitha takimet siç funksionon zakonisht në Angli luhen me 1 ndeshje në këtë fazë, dhe jo siç ndodh me fazat paraardhëse kur luhen me takim shtesë në rast barazimi.