Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Federici, shprehi mbështetjen e pa kursyer për brenda kapaciteteve dhe kompetencave që kanë, duke shprehë interesim për bashkëpunim veçanërisht kundrejt dhunës në familje.

Këtë ai e tha gjatë një takimi që ka pasur me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Haxhiu njoftoi për së afërmi se ka filluar procesi i skanimit të situatës në Ministrisë e Drejtësisë, njëherazi e informoi edhe për prioritetet e që ka kjo ministri.

Rishikimi funksional, procesi i vettingut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe trajtimi i krimeve të luftës do të jenë fokus parësor krahas edhe angazhimit kundër dhunës në familje dhe krijimit të mekanizmave të tilla.

Të dy palët ndanë qëndrime të përafërta duke diskutuar po ashtu edhe për angazhimin në menaxhimit të situatës me pandeminë COVID-19, mbi rëndësinë e vaksinimit të qytetarëve dhe gjetjeve të rrugëve e mundësive për t’u pajisur me vaksinat e duhura./21Media