“’Po’-në time e ke marrë që sot e 27 vite më parë”

“’Po’-në time e ke marrë që sot e 27 vite më parë”

Një ndër çiftet shumë të pëlqyer të estradës shqiptare, Lind Islami dhe Venera Lumani kanë vendosur që të hedhin një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre.

Pas pesë viteve në lidhje, ata kanë kurorëzuar me fejesë dashurinë e tyre dhe këtë moment të bukur e kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale.

Lindi ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shihet unaza me të cilën i ka propozuar të dashurës, me mbishkrimin  “Përgjithmonë”, ndërsa Venera ka shkruar  “’Po’-në time e ke marrë që sot e 27 vite më parë”.

Ndryshe, Lind Islami dhe Venera Lumani të cilët aktualisht janë duke shijuar ditë të bukura në Spanjë, janë njohur përgjatë spektaklit, “The Voice of Albania”, dhe që atëherë çifti është i pandarë si në jetën personale dhe profesionale./21Media

 

 =