Brooklyn Beckham është fejuar me të dashurën e tij, Nicola Peltz.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime për Daily Mail, që tregojnë se Victoria dhe David i kanë dhënë djalit bekimin e tyre.

Sot Brooklyn ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi me Nicola-n, ku bëri të ditur se propozimin për fejesë asaj ia ka bërë rreth dy javë më parë, përcjell rtv21.tv

Ai tha se është njeriu më i lumtur në botë përkrah Nicola-s, duke i premtuar asaj se do të jetë një burrë dhe baba i mirë./21Media