Këngëtarja e njohur, Gwen Stefani është fejuar me partnerin e saj Blake Shelton.

Lajmin e bëri të ditur vetë artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa bëri të ditur se ka pranuar propozimin, shkruan Mirror.

Shelton ndau të njëjtin postim dhe shkroi: “Hej @gwenstefani faleminderit që më shpëtove vitin 2020 … Dhe pjesën tjetër të jetës sime. Të dua. Kam dëgjuar një PO!

Ndërsa u panë që ishin duke shijuar momente të lumtura, Stefani për ndjekësit kishte ofruar mundësinë të shohin edhe unazën e fejesës.

Kujtojmë se Gwen dhe Blake ishin takuar në vitin 2015, ku që të dy ishin juri në “The Voice”.